Ish-shefi i stafit të Kurtit del me analizë për AKP'në: Humbjet mund të jenë mbi 4 miliardë - Gazeta Express

Gazeta Express

21/10/2020 20:16

Ish-shefi i stafit të Kurtit del me analizë për AKP’në: Humbjet mund të jenë mbi 4 miliardë

Gazeta Express

21/10/2020 20:16

Ish-shefi i stafit të kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit – Luan Dalipi, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook ka nxjerrë një analizë për Agjencinë Kosovare të Privatizimit, ku thotë se humbjet mund të jenë mbi 4 miliardë euro.

“Kostoja potenciale oportune e shkaktuar nga politizimi i bordeve* dhe keqmenaxhimi i AKPsë mund të jetë mbi 4 MILIARD euro”, ka shkruar Dalipi.

Dalipi thotë se AKP’ja tregon vetëm çmimin e përgjithshëm të shitjeve, e i cili shkon në 750 milionë euro nga shitja e 2100 aseteve.

Sipas analizës së tij, kostoja oportune e shkaktuar nga AKP mund të jetë mesatarisht 4.4 miliardë euro.

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të Dalipit:

Të dhënat e bëra publike në ëebfaqen e AKPsë tregojnë se deri në gusht të 2020 janë mbledhur rreth 750 milion euro nga shitja e rreth 2,100 aseteve/ndërmarrjeve shoqërore. Në raport të AKPsë tregohet nëse asetet janë në hapsira urbane apo rurale, dhe sa m2 apo ari ka secili objekt apo tokë e shitur. Mirëpo, tregohet vetëm një çmim i përgjithshëm i shitjes së secilit aset.

Pak analizë (tabela e bashkëngjitur)

Për ta nxjerrë koston oportune janë kalkuluar m2 objekte dhe ari tokë për secilin aset me 3 çmime konservative për secilën kategori (shumat e hijëzuara me të verdhë në tabelën e bashkëngjitur). Rezultati që del nga kjo analizë e thjeshtë tregon se KOSTOJA OPORTUNE e shkaktuar nga AKP mund të jetë nga 2.5 deri në 6.4 apo mesatarisht 4.4 MILIARD EURO!

Kjo kosto enorme oportune është shkaktuar nga politizimi i vazhdueshëm i bordit dhe ekzekutivit të AKPsë këto 18 vite të ekzistencës së kësaj agjencie (*Ka ndonjë përjashtim aty këtu, sidomos në rastet kur organizatat ndërkombëtare donatore mund të kenë dërguar ndonjë përfaqësues të tyre në atë bord).

Mundësia e humbur

Çfarë investime do të ishin të mundshme me 4.4 miliard euro të humbura? Po ta kishte këtë buxhet Kosova, Institucionet Ndërkombëtare Financiare dhe Bankat Ndërkombëtare Zhvillimore do të mund t’i ofronin potencialisht edhe kredi afatgjate dhe me kushte shumë të mira për së paku trefishin e të hyrave tona ose rreth 13.2 miliard euro, për ta bërë pastaj një fond të gjithëmbarshëm zhvillimor prej rreth 18 miliard eurove. Mendoni çfarë do të mund të bëhej me këtë shumë/infusion financues për përmirësim të cilësisë në arsim, shëndetësi, zhvillim të sektorit privat, infrastrukturës, etj?

Ja një ilustrim sa për ta kuptuar qartë sa janë 18 miliard euro. Konsiderohet që janë rreth 450,000 nxënësa /studentë nga shkolla fillore deri në universitet në Kosovë. Nëse secilit prej këtyre qytetarëve  shteti ua siguron nga një tabletë (‘iPad’ apo ekuivalent) nga 800 euro – i bie të shpenzohen në total rreth 350 milion euro, që janë vetëm 2% i 18 miliardshit. Me 17.65 miliard  tjera Kosova do ta rregullonte arsimin, shëndetësinë, do ta fuqizonte sektorin privat (rritjen e prodhimit, eksportit, nr. të bizneseve të reja), si dhe do të kishim mundësi të sjellnim investime të huaja direkte me vlerë deri në atë masë që të ishim në rrugë të sigurtë për tu bërë shteti më konkurrues në rajon. Qytetarët më në fund do të mund të shpresonin për një jetë të dinjitetshme.

Dmth., efekti anësor i pritur nga politizimi i AKPsë është performanca aspak e mirë dhe ndoshta edhe shumëçka tjetër më keq (shpresoj për tu vlerësuar në të ardhmen).

Kjo përformancë e dobët e AKPsë ka sjellë potencialisht 4 miliard euro më pak në buxhetin e shtetit, dhe si rrjedhojë ka pamundësuar investimet e nevojitura për qytetarët, përfshirë edhe në sektorin e arsimit (s’po flasë për investime në tulla/mure). Një prej efekteve anësore të kësaj është sektori jofunkcional i arsimit i cili po vazhdon të gjymtoj gjenerata nxënës/studentë. Kostoja oportune do të jetë edhe më e madhe në të ardhmen, nga pamundësia për të pasur një fuqi punëtore produktive.

Kostoja potenciale oportune e shkaktuar nga politizimi i bordeve* dhe keqmenaxhimi i AKPsë mund të jetë mbi 4 MILIARD…

Posted by Luan Dalipi on Wednesday, October 21, 2020