Ish-selektori i Kosovës, Albert Bunjaki: Pa zemër, nuk të vyn as cilësia - Gazeta Express
string(69) "ish-selektori-i-kosoves-albert-bunjaki-pa-zemer-nuk-te-vyn-as-cilesia"

Futboll

Gazeta Express

29/03/2026 22:16

Ish-selektori i Kosovës, Albert Bunjaki: Pa zemër, nuk të vyn as cilësia

Futboll

Gazeta Express

29/03/2026 22:16

Ish-selektori i kombëtares së Kosovës, Albert Bunjaki është pjesë e emisionit sportiv “Favorit” në T7.

Ai ka folur për kohën e kaluar te kombëtarja dardane, teksa ka folur për suksesin e saj së fundmi.

“Jam krenar që jam selektori i parë i kombëtares së Kosovës. Më vjen mirë gjithashtu që edhe kur mungon një lojtar si Amir Rrahmani, kemi me kë ta zëvendësojmë”, tha ai fillimisht.

Ai tutje e komentoi edhe ndeshjen me Turqinë.

“Ndeshja me Turqinë është 50-50. Turqia është një kombëtare mjaft e mirë, shumë kreative. Dallon shumë prej kohës kur kemi luajtur me ta, para ca viteve. Tashmë edhe lojtarët tanë janë rritur shumë dhe kanë përvojë dhe dijnë si të përballen me ndeshje si kjo”, shtoi ai./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement