Prokuroria Speciale e Kosovës ka konfirmuar se Irfan Lipovica, ish-sekretar në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), është ftuar në cilësinë e të pandehurit në kuadër të hetimeve për rastin “Rezervat shtetërore”.
Zëdhënësja Arbnora Luta për Ekonomia Online tha se Lipovica ka vendosur të mos deklarohet, duke e shfrytëzuar të drejtën ligjore për të heshtur.
Ndërkohë, për të njëjtin rast gjatë ditës është marrë në pyetje edhe ministrja në detyrë e MINT-it, Rozeta Hajdari. Prokuroria njofton se publiku do të informohet me kohë për veprimet e mëtejme.