Ish-reprezentuesi i Kosovës U21, Doni Arifi pranon ftesën e kombëtares së Finlandës - Gazeta Express
string(82) "ish-reprezentuesi-i-kosoves-u21-doni-arifi-pranon-ftesen-e-kombetares-se-finlandes"

Futboll

Gazeta Express

20/03/2026 23:28

Ish-reprezentuesi i Kosovës U21, Doni Arifi pranon ftesën e kombëtares së Finlandës

Futboll

Gazeta Express

20/03/2026 23:28

Pasi nuk u ftua nga kombëtarja e Kosovës, Doni Arifi ka vendosur që karrierën e tij në arenën ndërkombëtare ta vazhdojë me një kombëtare tjetër.

Ish-reprezentuesi i kombëtares së Kosovës U21, tashmë ka pranuar ftesën e kombëtares finlandeze, dhe do të jetë pjesë e ndeshjeve të këtij muaji.

Në fakt, Arifi i lindur dhe i rritur në Finlandë, u zhvillua te kombëtaret zinxhirë të këtij shteti, deri më 2023, kur u ftua te Kosova U21 nga Afrim Tovërlani.

Madje, ai luajti për 2 ndeshje, mirëpo në 2024-ën u largua për te kombëtarja U21 e Finlandës, me ç’kombëtare zhvilloi gjashtë paraqitje.

Tash, si 23-vjeçar, Doni Arifi, që luan si mesfushor, luan te Greuther Furth në Bundesliga 2 në Gjermani.

Ai u transferua në Gjermani gjatë vitit 2026 si lojtar i lirë nga KuPS.

Më herët, Arifi kishte luajtur për Ilves e Honka Akademia.

Ndërkohë, kombëtarja e Kosovës e ka publikuar sot listën e përpiluar nga selektori Franco Foda.

Mungesa të mëdha në listën e Kosovës padyshim që ishin kapiteni, Amir Rrahmani dhe mesfushori, Leon Avdullahu.

Në përgjithësi, lista ishte e njëjta e muajit nëntor, e cila siguroi “play-offin” në Botëror.

Kosova rikthehet në aksion më 26 mars, në Bratisllavë për ndeshjen gjysmëfinale të “play-offit” të Botërorit.

Në rast triumfi nga “Dardanët”, atëherë finalja do të luhej në “Fadil Vokrri”, me fituesin e ndeshjes Turqi – Rumani.

Në anën tjetër, Finlanda e Doni Arifit do të ketë punë me Zelandën e Re më 27 mars, dhe me Kepin e Gjelbër më 30 mars./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement