Një 30-vjeçare është vënë në pranga ditën e sotme nga policia e Tiranës, pasi akuzohet se iu ka marrë me anë të mashtrimit tre personave, babait dhe dy djemve një shumë prej 340 mijë eurosh duke iu premtuar se do i ndihmonte në një proces gjyqësor.
Mësohet se bëhet fjalë për 30-vjeçaren Milena Deraj, ish-punonjëse e Bankës së Shqipërisë.
30-vjeçarja ka arritur të mashtrojë tre persona të familjes Verracaku të përfshirë në “Masakrën e Velipojës”. Ajo u ka premtuar se do të mbyllte çështjen në gjykatë kundrejt parave.
Deraj arriti t’u merrte 340 mijë euro familjes shkodrane, dhe kur nuk ka mundur ta mbyllë çështjen, ata e kanë kërcënuar me vetëgjyqësi.
30-vjeçarja ka denoncuar në polici se është kërcënuar dhe kanosur nga Verracakët që t’u kthente lekët. Hetuesit janë zbuluar se kërcënimet janë bërë nga djali Abedin Verracaku, i cili ka shkruar mesazhe kërcënuese.
Gjithashtu, mësohet se 30-vjeçarja Deraj ka mashtruar edhe një shtetase tjetër, duke i marrë 230 000 euro, me premtimin për t’i investuar në bono thesari.
/Gazeta Express