Ish-presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit ndalet nga policia në aeroport, dyshohet për korrupsion - Gazeta Express
string(104) "ish-presidenti-i-federates-spanjolle-te-futbollit-ndalet-nga-policia-ne-aeroport-dyshohet-per-korrupsion"

Futboll

Gazeta Express

03/04/2024 13:46

Ish-presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit ndalet nga policia në aeroport, dyshohet për korrupsion

Futboll

Gazeta Express

03/04/2024 13:46

Ish-presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales është ndaluar nga policia në aeroport sot.

Ai po dyshohet për përfshirje në korrupsion, shkruan “Daily Mail”, përcjell “Gazeta Express”.

Lexo Edhe:

Detektivët ishin duke e pritur atë sapo të zbriste nga fluturimi me Air Europa pasi zbarkoi në aeroportin “Barajas Airport” në Madrid në orën 10:30 paraditen e sotme nga Republika Dominikane.

Rubiales u ndal nga garda civile sapo zbriti në tokë dhe u përcoll drejt një mjeti të politisë në drejtim të bazës policore në Tres Cantos.

Shumë gazetarë dhe fotografë po e prisnin ish-presidentin e Federatës Spanjolle, i cili e kishte bërë një gjest të turpshëm muaj më parë duke e puthur në buzë një futbolliste të Kombëtares spanjolle gjatë ndarjes së medaljeve pas finales së Kupës së Botës.

Gjykata spanjolle është duke e hetuar qe një kohë 46 vjeçarin për vendimin e vitit 2019 që ta zhvendos Superkupën e Spanjës në Arabinë Saudite. /Gazeta Express/