Parkingu përballë Kuvendit të Kosovës ishte njëra ndër pikat ku Blerim Shabani, pronar i kompanisë “Bleri Parking” ushtronte biznesin e tij, atij të një parkingu privat.
Pas disa konteksteve gjyqësore me Administratën Tatimore të Kosovës, në këtë pikë dhe 24 të tjera, Shabanit iu ndalua ushtrimi i biznesit.
Kështu, këto prona kaluar në shfrytëzim të operatorëve që Shabani konsideron se nuk ishin kompetent.
“Kam operuar për 20 vite në Komunën e Prishtinës. Si shkak i një konteksti gjyqësor në ATK, tri vite nuk operoj me biznesin në Prishtinë. U dashtë të ndërprehej sipas vendimit të gjykatës. Kontekstin e kam fitu dhe Komunës së Prishtinës i jam drejtuar prej vitit 2022 me kërkesa të inspeksionit që në pikat që kam qenë i lincensuar, këto 25 bizneset pas meje, s’kanë pas pëlqime nga komuna. 1:12 Kam dashur të sqaroj me komunën e Prishtinës që unë kam la për ta shumë dhjetore 10,500 euro e këta biznese s’kanë dhënë asgjë, s’kanë as kushte operime. Komuna tash e ka publiku një konkurs për licensa dhe këtë herë e kam mbikqyr. E kam themelu këtë veprimtari në Prishtinë, i jam drejtuar komunës që të di se pse mu bë kjo e padrejtë. Kam punuar dhe paguar për komunën dhe mu bë e padrejtë. (në deklaratë shfaqet edhe kërkesa nga viti 2022)”, deklaroi Blerim Shabani, pronar i “Bleri Parking”.
Shabani thotë se gjatë viteve që ishte pjesë e kontekstit gjyqësor nuk ka mundur të deklarohet por që ka qenë në mbikëqyrje të pikave të tij.
E tani, ai ka vetëm një kërkesë për Komunën.
Kërkesa ime për komunën është që kryetari Përparim Rama, këto kanë qenë sikurse “Parking Prishtina” dhe tash ka qenë në zhvillim të punëve të tjera dhe i ka nda drejtorit. Kam qenë në heshtje sepse kam qenë në kontekst gjyqësor dhe kam dashur të jem në mbikqyrje se si po shkojnë gjërat. Kur kam parë kërkesën e tyre prona publike të aplikohet për licensim, me kërkesa në inspeksion që dua takim. Të më sqarohet. Pse kam pagu unë në kohën e Ahmetit dhe kur erdhën këta, pse nuk i drejtoi askush?, vazhdon Shabani.
Ai thotë se për këtë ka kërkuar që të takohet disa herë me drejtorin e Inspekcionit në komunë qëkur e drejtonte tani nënkryetari, Florian Dushi. Por as Dushi e as tani drejtori, Bekim Brestovci nuk e kanë pranuar në takim.
Kam kërkuar para dy javësh me drejtorin e inspeksionit takim por si shkak i rrethanave me “Pastrimin”, kam qu kërkesë për t’i trrguar se s’kanë pasur lisencë dhe vendimet e tua po e fshehin këtë, me i tregu parimet e mia me këtë punë dhe se vendimi duhet të jetë për t’i mbyllur. Pse e kanë bërë këtu publike dhe te pikat e mija kanë operu. Kam kërku moti të mbyllet. Kam informata se kanë për t’i mbyllur. E mirëpres vendimin që komuna e ka marrë po unë kam bërë kërkesë të takohem paraprakisht. Kur shkova klto ditë e pash se vendimn e ka marrë dhe ai takim, e mirërpres, përfundoi Shabani.
Televizioni është përpjekur që të marrë një qëndrim nga Drejtori i Inspekcionit në Komunën e Prishtinës, Bekim Brestovci por ai nuk është përgjigjur.