Ish nënkryetarja e Prishtinës, Sahatçiu: Asnjë komandant nuk më trokiti në derë, Uran Ismaili është ndryshimi që i duhet kryeqytetit - Gazeta Express
string(129) "ish-nenkryetarja-e-prishtines-sahatciu-asnje-komandant-nuk-me-trokiti-ne-dere-uran-ismaili-eshte-ndryshimi-qe-i-duhet-kryeqytetit"

Lajme

Gazeta Express

11/10/2025 15:11

Ish nënkryetarja e Prishtinës, Sahatçiu: Asnjë komandant nuk më trokiti në derë, Uran Ismaili është ndryshimi që i duhet kryeqytetit

Lajme

Gazeta Express

11/10/2025 15:11

Ish-nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Donjeta Sahatçiu, ka reaguar për herë të parë pas shkarkimit të saj nga Përparim Rama, duke shpërndarë një mesazh të fuqishëm në mbështetje të kandidatit për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili.

Në reagimin e saj, Sahatçiu tregon për përvojën në qeverisjen e kaluar dhe raportin me PDK-në, duke thënë se ajo ishte e kundërta e paragjykimeve. “Në fakt, unë po e gjeja vetën me dinjitetin, sinqeritetin dhe pavarësinë që politikës në princip i mungon,” shkruan ajo, duke theksuar se gjatë mandatit me Ismailin nuk kishte asnjë ndërhyrje apo presion politik nga askush.

Ajo thotë se largimi i saj nga komuna ishte pasojë e “egos së kryetarit aktual që s’e përballoi faktin se pushteti po humbte edhe përbrenda”, jo vetëm nga jashtë duke e cilësuar qeverisjen aktuale si “fasadë” dhe “delirium nga humbja e pushtetit”.

Ndërsa për kandidatin Ismaili ajo tha se “Urani ka qenë spiranca ime në qeverisjen e Prishtinës,” shkruan Sahatçiu, duke shtuar se kandidatura e tij nuk është ambicie politike, por mision për ta bërë Prishtinën funksionale.

Në fund, ajo i bën thirrje qytetarëve që ta mbështesin Uran Ismailin më 12 tetor:

“Jepja vetes mundësinë me pa Prishtinën me Uranin kryetar. S’keni me u pendu – unë e kam pa nga afër, me dinjitet e me krenari.”