Ish- myftiu i Tiranës Ylli Gurra: Në Shqipëri veprojnë mbi 600 organizata fetare - Gazeta Express
string(78) "ish-myftiu-i-tiranes-ylli-gurra-ne-shqiperi-veprojne-mbi-600-organizata-fetare"

Ish- myftiu i Tiranës Ylli Gurra: Në Shqipëri veprojnë mbi 600 organizata fetare

Gazeta Express

13/07/2020 21:57

Ish-myftiu i Tiranës, Ylli Gurra, thotë se në Shqipëri veprojnë mbi 600 organizata fetare.

Duke komentuar rastin e Kombinatit në studion e emisionit “Në fokus”, në TvT, Gurra tha se këto grupime hyjnë në vendin tonë përmes Komitetit Shtetëror të Kulteve.

Lexo Edhe:

“Të gjitha këto grupime që hyjnë në Shqipëri, hyjnë përmes miratimit të Komitetit Shtetëror të Kulteve. Ka mbi 600 e disa organizma e grupime fetare që veprojnë brenda kornizës fetare në Shqipëri. Në momentin e parë kanë një datë regjistrimi”, tha Gurra.

Ai shtoi se një rol të rëndësishëm për kontrollin e veprimtarisë së këtyre grupimeve duhet të ruajnë komunitetet e mëdha fetare.

“Anëtarët dhe mënyrën e funksionimit brenda cilit religjion ofrojnë shërbim, duhet komunitetet e njohura ta ndjekin pjesën e tyre në raport me qytetarët. Jo të bëjnë punën e forcave të rendit apo sigurisë, por të kenë kontakte në zonë. Pra çfarë rrjedhe po marrin këta besimtarë. E bëjë këtë krahasim edhe me daljen e grupimeve me frymë radikale të para disa viteve në Shqipëri”, tha ai.