Ish-ministrja serbe sulmon Gjokoviqin pasi përkrahu protestat kundër Vuçiqit: Familja e tij është nga Kosova - Gazeta Express
string(107) "ish-ministrja-serbe-sulmon-gjokoviqin-pasi-perkrahu-protestat-kunder-vuciqit-familja-e-tij-eshte-nga-kosova"

Lajme

Gazeta Express

05/07/2025 18:02

Ish-ministrja serbe sulmon Gjokoviqin pasi përkrahu protestat kundër Vuçiqit: Familja e tij është nga Kosova

Lajme

Gazeta Express

05/07/2025 18:02

Ish-ministrja serbe, Zorana Mihajloviq, në një intervistë për Tv Pink, e ka sulmuar tenistin serb, Novak Gjokoviq, për veprimin e tij në Wimbeldon, duke mbështetur tërthorazi protestat e studentëve kundër regjimit të Aleksander Vuçiqit.

Mediat pro-pushtetit në Serbi poashtu kanë filluar ta gozhdojnë sportistin e tyre më të mirë duke lidhur edhe me Kosovën, raporton nova.rs.

“Keni deklaratën e Novak Gjokoviqit. Pa dyshim që është një sportist fantastik, por edhe tatimpagues i Monacos. Familja e tij është nga Kosova, ai fitoi në Ëimbledon dhe merret me ‘pompat’ dhe shpjegon pse e bëri këtë. Fillimisht, fshihet pas fëmijëve – gjë që mendoj se është shumë e shëmtuar — dhe, së dyti, ai vihet në anën e atyre që kryejnë dhunë në këtë vend dhe mbështet ata që duan një Kosovë të pavarur”, ka deklaruar ministrja serbe.