Ish-ministrja e MPJ-së: Serbia të merr dënim të merituar për sulm terrorist - Gazeta Express
string(74) "ish-ministrja-e-mpj-se-serbia-te-merr-denim-te-merituar-per-sulm-terrorist"

Lajme

Gazeta Express

05/10/2023 21:43

Ish-ministrja e MPJ-së: Serbia të merr dënim të merituar për sulm terrorist

Lajme

Gazeta Express

05/10/2023 21:43

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj, tha për RTK Prime se Serbia duhet të marrë dënim të merituar për sulmin terrorist ndaj Kosovës që e ka bërë më 24 shtator të këtij viti, ku u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku.

Sipas saj përveç dënimit penal dhe ligjor, Serbia është shtet agresor që e ka bërë, iniciuar dhe e ka ekzekutuar, sulmin terrorist përmes bandave të saj kriminale.

Ish-kryediplomatja e Kosovës, ka kërkuar nga institucionet e vendit, që duhet të etablohen qartë kërkesat e saj ndërkombëtare dhe diplomatike, karshi situatës së re të krijuar me agresionin ndaj Kosovës.

Me sulmin terrorist ndaj Kosovës me 24 shtator, ish-ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj, tha se janë krijuar rrethana të reja për Kosovën dhe se duhet të punohet në prioritete siç është, anëtarësimi i vendit në strukturat e NATO-së, në këtë rast në Partneritet për Paqe të NATO-s.