Ish-ministri i Shëndetësisë: Të kontrollohen lokalet e plazheve, po nëpërkëmbin masat anti-Covid - Gazeta Express
string(94) "ish-ministri-i-shendetesise-te-kontrollohen-lokalet-e-plazheve-po-neperkembin-masat-anti-covid"

Gazeta Express

12/08/2020 18:39

Ish-ministri i Shëndetësisë: Të kontrollohen lokalet e plazheve, po nëpërkëmbin masat anti-Covid

Gazeta Express

12/08/2020 18:39

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka apeluar institucionet që të tregojnë më shumë vëmendje për lokalet dhe restorantet e bregdetit në jug të vendit, pasi sipas tij atje rregullat dhe protokollet anti-COVID-19 po nëpërkëmben.

Përmes një postimi në Facebook, Beqaj këmbënguli se “beteja kryesore kundër pandemisë këtë javë është në bregdetin e Jonit”, ku lokalet e plazhit po lejojnë “plagosje me paramendim”, “po sakrifikohen sakrificat 5 mujore të personelit shëndetësor” dhe “po nëpërkëmben politikat mbështetëse”.

Lexo Edhe:

“Babëzisë së pronarëve së atyre bizneseve për të fituar shumë e shpejt në kurriz të shëndetit të shqiptarëve duhet t’u përgjigjemi me forcën e ligjit. Karshillëku i administratorëve të atyre bizneseve për të shkelur ligjin meriton ndëshkimin shembullor. Situatat e paqarta që kalojmë kërkojnë vendosmëri të lidershipit. Koha është tani!” – thekson Beqaj.