Ish-ministri i PS: 'Venecia' i dha të drejtë Metës, konfirmoi krizën në Shqipëri - Gazeta Express
string(76) "ish-ministri-i-ps-venecia-i-dha-te-drejte-metes-konfirmoi-krizen-ne-shqiperi"

Ish-ministri i PS: ‘Venecia’ i dha të drejtë Metës, konfirmoi krizën në Shqipëri

Gazeta Express

31/05/2020 8:31

Ish-ministri socialist, Arben Malaj komenton vendimin e Komisionit të Venecias që i ka quajtur kushtetuese qëndrimet e Presidentit Meta, çka sipas tij konfirmon krizën institucionale ku ndodhet maxhoranca e cila synon pushtet absolut.

Malaj thekson se kriza institucionale e mazhorances i ka kushtuar mjaft shtrenjte shqiptareve.

Lexo Edhe:

“Vendimi i Venecias duke i vlerësuar kushtetuese qëndrimet e presidentit Meta, konfirmon krizën institucionale të mazhorancës e cila synon pushtet absolut. Kjo krizë e maxhorances ju ka kushtuar jo pak shqipëtarëve. E para në thellimin dhe zgjatjen e krizës politike. E dyta në vonesat në procesin e integrimit.

E treta në dobësimin dhe tendenca deformuese të reformës në drejtësi. Kjo reformë mbetet parakushti i të gjitha kushteve për perspektivën evropiane. E katërta- pushteti absolut ka ushqyer korrupsionin dhe kapjen e shtetit duke i varfëruar me shumë shqiptarët dhe duke i mbingarkuar përherë me borxhe më të rënda dhe një të ardhme më të vështirë”,- shkruan Malaj.