Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku është pyetur mbi një orë, këtë të premte.
Mësohet se ai është thirrur në cilësinë e personit që ka dijeni për një çështje nën hetim nga SPAK ndërsa po kryen hetime pas dyshimeve për abuzime me tenderat në kohën kur Lleshaj drejtonte Ministrinë e Brendshme.Lleshaj qëndroi në postin e ministrit të Brendshëm nga Nëntori i vitit 2018, deri në Dhjetor të 2020-s kur dha dorëheqjen për shkak të protestave për vrasjen e Klodian Rashës.