Ish-lojtari i Juventusit i bën thirrje Chiellinit: Sille Tonalin në Torino - Gazeta Express
string(73) "ish-lojtari-i-juventusit-i-ben-thirrje-chiellinit-sille-tonalin-ne-torino"

Futboll

Gazeta Express

27/03/2026 19:25

Ish-lojtari i Juventusit i bën thirrje Chiellinit: Sille Tonalin në Torino

Futboll

Gazeta Express

27/03/2026 19:25

Ish-mesfushori i Juventusit, Alessio Tacchinardi, u shpreh shumë i kënaqur me paraqitjen e Sandro Tonalit në fitoren 2-0 të kombëtares së Italisë ndaj Irlandës së Veriut, duke i bërë thirrje “super” Giorgio Chiellinit që ta “sjellë” mesfushorin në Torino.

Goli dhe asistimi i Tonalit në këtë ndeshje i dhanë “Azzurrëve” fitoren dhe siguruan kualifikimin në finalen e “play-offit” për Kupën e Botës.

Tacchinardi, një tifoz i njohur i Juventusit, reagoi në rrjetet sociale duke i kërkuar mikut të tij dhe drejtorit të klubit, Chiellini, që të transferojë yllin e Newcastle Unitedit gjatë verës.

“Super Chiellini, sille në Torino, një lojtar i vërtetë,” shkroi ai në një “story” në Instagram, një ditë pas ndeshjes.

Juventusi raportohet se është i interesuar për Tonalin, megjithëse burime të fundit sugjerojnë se Newcastle do të kërkojë të paktën 90 milionë euro për ish-lojtarin e Milanit.

Këtë sezon, 25-vjeçari ka shënuar 3 gola dhe ka dhënë 7 asistime në 47 paraqitje në të gjitha garat me Newcastle.

Ndërkohë, me kombëtaren italiane ai ka realizuar 4 gola në 31 ndeshje./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement