Ish-lojtari i Juventusit: En-Nesyri nuk është nivel i klubit, duhet të provohet Osimheni në verë - Gazeta Express
string(94) "ish-lojtari-i-juventusit-en-nesyri-nuk-eshte-nivel-i-klubit-duhet-te-provohet-osimheni-ne-vere"

Futboll

Gazeta Express

07/02/2026 14:46

Ish-lojtari i Juventusit: En-Nesyri nuk është nivel i klubit, duhet të provohet Osimheni në verë

Futboll

Gazeta Express

07/02/2026 14:46

Ish-sulmuesi i Juventusit, Fabrizio Ravanelli, beson se gjigantët e Serie A duhet të tentojnë transferimin e Victor Osimhen në verë, ndërsa Youssef En-Nesyri nuk do të kishte bërë diferencë në “Allianz Stadium”.

Ish-ylli bardhezi analizoi formën e sulmuesve të Juventusit dhe lëvizjet e klubit në merkato­n e janarit në një intervistë për “Tuttosport”.

David nuk shënoi në humbjen 3-0 të Juventusit ndaj Atalantës në Coppa Italia të enjten, por ka realizuar katër gola në pesë ndeshjet e fundit të Serie A.

“Ai ishte një lojtar i madh te Lille. Pas një fillimi të vështirë sezoni, duket më i qetë në aspektin mendor,” tha Ravanelli.

“Shihet që po luan me qetësi tani dhe besimi që i ka dhënë Spalletti po e ndihmon. Kanadezi mund të jetë një vlerë e shtuar në pjesën e dytë të sezonit për të ndihmuar Juventusin të arrijë objektivat.”

Vlahovic, i dëmtuar, do të rikthehet muajin e ardhshëm, por sipas Ravanellit, serbi nuk do të luajë bashkë me David.

“Nuk mendoj kështu. Vlahovic dhe David nuk mund të luajnë së bashku sepse janë dy qendërsulmues,” argumentoi ai.

Pavarësisht formës së mirë të David në vitin 2026, trajneri Luciano Spalletti kërkoi një qendërsulmues të ri në janar, por Juventusi nënshkroi vetëm anësorin Jeremie Boga dhe mbrojtësin e djathtë Emil Holm.

“Jam dakord me Lucianon që kjo Juventus kishte nevojë për një qendërsulmues klasik. U mungon ky profil,” tha Ravanelli.

“Unë do të ndiqja një sulmues të nivelit të lartë si Osimhen në verë. Juventusi duhet të përpiqet ta transferojë sepse do të ishte perfekt për stilin e Spallettit. Trajneri e njeh mirë Osimhen dhe di si ta përdorë. Ai është i fortë në ajër, i shpejtë, sulmon hapësirat dhe madje bën presion ndaj mbrojtësve kundërshtarë gjatë ndërtimit të lojës.”

Randal Kolo Muani dhe En-Nesyri ishin ndër objektivat e Juventusit muajin e kaluar.

“Kolo Muani do të kishte qenë i dobishëm. Është lojtar i shkëlqyer dhe e njeh klubin dhe lojtarët,” përfundoi Ravanelli.

“Ai do të kishte ndihmuar, ndërsa En-Nesyri nuk ka shumë lidhje me Juventusin. Nuk është në nivelin e klubit dhe nuk do të kishte ndryshuar balancat. Më mirë të mos firmosësh askënd sesa të firmosësh En-Nesyri.”/GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement