Ish lojtari i futbollit amerikan ndërron jetë për shkak të koronavirusit - Gazeta Express

Ish lojtari i futbollit amerikan ndërron jetë për shkak të koronavirusit

Sport

Gazeta Express

06/04/2020 18:15

Ndërroi jetë në moshën 73-vjeçarç për arsye të komplikacioneve të shkaktuara nga virusi COVID-19, ish-lojtari i famshëm i futbollit amerikan Tom Dempsey.

I lindur në Wisconsin, Dempsey hyri në histori gjysmë shekulli më parë, kur i dha fitoren ekipit të Saint Louis-it pikërisht në sekondat e fundit të takimit me Detroitin, falë një goditje dënimi të shënuar nga plot 63 jardë, duke thyer në këtë mënyrë rekordin e atëhershëm me plot 7 jardë.

Një detaj interesant që e shndërroi këtë lojtar në të pavdekshëm është se Tom Dempsey nuk ishte si gjithë të tjerët dhe veçoria që e dallonte lojtarin nga Milwaukee ishte pikërisht fakti që “kickeri” i talentuar lindi pa gishtërinjtë në këmbën goditëse. Në kampionatin e vitit 1970 në NFL, më datë 8 nëntor Dempsey dërgoi topin saktë mes shtyllave me një field goal, nga 63 yard, praktikisht që nga gjysmëfusha tjetër, distancë që e konvertuar në njësinë matëse që njohim më mirë është plot 58 metra, për t’i dhënë fitoren Saints në sekondat e fundit, me shifrat 19-17 ndaj franchise-t nga Michigani, Detroit Lions.

Goditja e saktë e tij nga ajo distancë e largët rezistoi deri në vitin 2013, derisa u thye me vetëm një jardë nga “kickeri” i Denver Broncos Matt Pratter, duke fiksuar për kohën një rekord në futbollin amerikan me jetëgjatësi 43-vjeçare. Mbi të gjitha Dempsey ka luajtur një rol thelbësor për rregullat e kësaj loje. Ai luante me një këpucë tepër të diskutueshme, që ishte e drejtë në pjesën e majës, gjë që asokohe hapi jo pak polemika, deri në atë pikë sa presidenti i atëhershëm i ekipit teksan Dallas Cowboys Tex Schramm ta krahasonte këpucën e tij me pjesën goditëse të një steke golfi.

7 vjet pas rekordit të fiksuar nga Tom Dempsey, pra në vitin 1977 drejtuesit e NFL aprovuan një ndryshim, që hyri në histori si “rregulli Dempsey”, duke i shtrënguar në vazhdim që të gjithë lojtarët që kishin gjymtyrë artificiale për të veshur gjatë ndeshjes një këpucë që të përmbushte standardet e një këpuce normale, në momentin e goditjes, në situatat e përcaktuara të këtij sporti.