Liverpooli është paralajmëruar se zëvendësimi i Mohamed Salah me vetëm një lojtar është një detyrë “e pamundur”.
Ish-anësori i Anglisë, Chris Waddle, ka deklaruar se do të jetë shumë e vështirë për “The Reds” të gjejnë një zëvendësues të drejtpërdrejtë për Salah, pasi aktualisht ka shumë pak lojtarë me cilësitë e tij.
Waddle sugjeron që Liverpooli të transferojë dy lojtarë njëkohësisht, si dyshja e Anglisë Jarrod Bowen dhe Anthony Gordon.
Liverpool ndodhet në një situatë vendimtare, pasi duhet të përballojë largimin e Salah.
Sulmuesi ka konfirmuar zyrtarisht se do të largohet në fund të sezonit.
Pavarësisht se kishte nënshkruar një kontratë të re vitin e kaluar që do ta mbante në klub deri në vitin 2027, 33-vjeçari publikoi një mesazh emocional lamtumire për tifozët.
Waddle e sheh Bowen si zëvendësimin më të përshtatshëm.
Lojtari i West Ham United, që nga transferimi në vitin 2020, ka qenë vendimtar për ekipin, duke shënuar gola nga krahët dhe duke krijuar raste për bashkëlojtarët.
“Nuk ka shumë lojtarë që luajnë si ai,” tha Waddle.
“Ka shumë anësorë, por mendoj se Jarrod Bowen është më i afërti që kam parë me një lojtar si Salah, që shënon gola, por ai po shkon drejt fundit të karrierës. Nëse West Ham bie nga liga, ekziston mundësia që Liverpool ta marrë për disa vite”, tha ai.
Një tjetër lojtar i sugjeruar është Gordon. Ylli i Newcastle United luan kryesisht në krahun e majtë, por ka treguar fleksibilitet dhe dëshirë për të lëvizur edhe në qendër.
“Anthony Gordon luan në të majtë dhe mendoj se preferon atë rol ose edhe si numër 9 tani. Ai ka shijuar të luajë në atë pozicion te Newcastle, kështu që nuk jam i sigurt për ta zëvendësuar Salah te Liverpool,” shtoi Waddle.
“Jam i sigurt se mund ta bëjë atë rol, nuk po them që nuk mundet, por ai është një lojtar që pëlqen të sulmojë hapësirat në krahun e majtë kur loja është e hapur. Kam parë shumë ndeshje ku kundërshtarët kanë ndryshuar sistemin vetëm për shkak se sa i rrezikshëm duket ai në atë krah, kështu që pse ta humbasësh atë avantazh?”, e mbylli ai./GazetaExpress/