Ish-kryetari i rinisë së LDK’së kërkon reagim nga Myftiu Tërnava për rastin e ndërrimit të gjinisë - Gazeta Express
string(97) "ish-kryetari-i-rinise-se-ldkse-kerkon-reagim-nga-myftiu-ternava-per-rastin-e-nderrimit-te-gjinise"

Ish-kryetari i rinisë së LDK’së kërkon reagim nga Myftiu Tërnava për rastin e ndërrimit të gjinisë

Gazeta Express

21/01/2020 19:43

Gjykata Themelore në Prishtinë kishte vendosur pro të drejtës së një qytetari të Kosovës për të ndërruar emrin dhe gjininë. Nga grua, Blerta Morina kishte vendosur të bëhej burrë dhe ta bënte emrin Blert.

Dhe, ky vendim duket se ka revoltuar ish kryetarin e Rinisë Demokratike të LDK-së, tani pjesë e PDK-së, Armend Ibrahimi.

Lexo Edhe:

Ky i fundit ka protestuar duke thënë se çështja e gjinisë është çështje e natyrës pa ofruar kurrfarë provash që e mbështesin një gjë të tillë.

Më tej, ai iu bën thirrje institucioneve të vendit por edhe akterëve fetar si Myftiut Naim Tërnava e Ipeshkvit Dodë Gjergjit. Po ashtu ai ka kërkuar reagim edhe nga Avokati i Popullit, Hilmi Jashari.