Gazetar: Selamir Qerimi
Objektin ku punoi ilegalisht për gjysmë viti, Policia ia mbylli fiks para 1 muaji.
Por, ish-kryetari i Komunës Paralele të Dragashit, Vezaip Omeroviq ka gjetur punë sërish.
Kësaj radhe në institucione të Kosovës.
Ai është njëri nga 15 persona e përzgjedhur nga Agjencia e Statistikave të Kosovës si mbikëqyrës për regjistrimin e popullsisë që do të zhvillohet nga 5 prilli deri më 17 maj të vitit 2024.
Siç merr vesh T7, Vezaip Omeroviq e ka udhëhequr si ushtrues detyre komunën paralele të Gorës që nga 3 nëntori i vitit, pas shkarkimit të Neim Sahtijarit nga kjo pozitë.
Po ashtu, televizioni merr vesh se i njëjti është edhe anëtarë i Partisë Unike Gorane, kryetar i së cilës është Adem Hoxhës.
Ky i fundit i ishte bashkuar Listës Serbe në nëntor të vitit 2020, pas largimit të tij nga Grupi Parlamentar, 6 plus.
Por, Omeroviq nuk është i vetmi person i strukturave paralele që është agnazhuar nga ASK-ja.
Kronikën e T7 mund ta shikoni KËTU