Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka vlerësuar lart rolin dhe kontributin e Levent Bushit në jetën qytetare dhe politike të Prizrenit, duke e cilësuar atë si një personalitet të angazhuar në shërbim të komunitetit.
“Levent Bush është qytetar dhe aktivist shembull i Prizrenit, i cili gjithmonë e ka vendosur interesin e qytetit mbi çdo interes personal apo partiak. Mbështetja e tij, në cilësinë e njërit nga udhëheqësit kryesor për shumë vite të partisë turke KDTP, është inkurajim për mua dhe ekipin tim që të vazhdojmë me punët e mira për qytetarët” – tha Kryetari Totaj.
Nga ana e tij, Levent Bush shprehu falënderimin për Kryetarin Totaj, duke theksuar përkushtimin e tij për zhvillimin e Prizrenit:
“Kam parë nga afër punën dhe përkushtimin e Kryetarit Totaj në çdo fushë të jetës së qytetit tonë. Prandaj, mbështetja ime është e sinqertë dhe vjen nga bindja se Prizreni meriton të udhëhiqet me vizion dhe përgjegjësi. Jam i bindur se bashkë do të arrijmë shumë suksese për të gjithë qytetarët tanë” – u shpreh Bush.
FTESE PËR PJESEMARRJE Ne procedurën e tenderit/gares për dhënien/perzgjedhjen e shërbimit të qirasë për automjete të pablinduara, pa shoferë,...