Ish-kryeministri serb s'përmbahet pasi dikush fshiu grafitin "Kur ushtria të kthehet...": Sa të kemi frymë, Kosova është zemra e Serbisë - Gazeta Express
string(128) "ish-kryeministri-serb-spermbahet-pasi-dikush-fshiu-grafitin-kur-ushtria-te-kthehet-sa-te-kemi-fryme-kosova-eshte-zemra-e-serbise"

Lajme

Gazeta Express

06/02/2026 13:57

Ish-kryeministri serb s’përmbahet pasi dikush fshiu grafitin “Kur ushtria të kthehet…”: Sa të kemi frymë, Kosova është zemra e Serbisë

Lajme

Gazeta Express

06/02/2026 13:57

Disa pjesëtarë të partisë serbe “Zeleno levi front”, kanë publikuar një video në të cilën tregojnë se diku në Serbi e kanë fshirë grafitin nacionalist dhe luftënxitës “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”, raporton Express.

Ndaj këtij veprimi të tyre ka reaguar ish-kryeministri serb, Millosh Vuçeviq, i cili ka thënë se për sa kohë serbët të marrin frymë do ta thonë me zë të lartë se “Kosova është zemra e Serbisë”

“Për sa kohë që një zemër rreh midis serbëve, për sa kohë që marrim frymë, mendojmë dhe ndiejmë, do të themi me zë të lartë se Kosova është zemra e Serbisë!”, ka shkruar Vuçeviq, duke e cilësuar veprimi i “Zeleno levi front” si turp.

Advertisement
Advertisement
Advertisement