Ish-kryeministri Ramush Haradinaj vizitoi xhudistët e karantinuar - Gazeta Express
string(65) "ish-kryeministri-ramush-haradinaj-vizitoi-xhudistet-e-karantinuar"

Gazeta Express

27/05/2020 15:23

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj vizitoi xhudistët e karantinuar

Gazeta Express

27/05/2020 15:23

Ish-kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj i ka vizituar sot xhudistët e karantinuar në klubin e xhudos “Ippon” në Pejë, njofton Federata e Xhudos së Kosovës.

Lexo Edhe:

Gjithashtu, kreu i AAK-së e vizitoi edhe vendin ku do të ndërtohet Qendra Nacionale e xhudos në Pejë.

Haradinaj u shpreh i lumtur që xhudistët nuk e kanë ndaluar punën por kanë vazhduar me stërvitje dhe u shpreh i bindur se shpresa për sukses është edhe në të ardhmen.

Ai i përgëzoi xhudistët për 5 Normat Olimpike dhe vëllezërit Agron e Driton Kuka për punën e palodhshme ndër vite dhe tha se ndihet mirë pasi që i gjithë ky mund po shpërblehet me suksese. /Gazeta Express/