Ish-kryeministri izraelit Ehud Olmert ka thënë se ajo që Izraeli po bën tani në Gaza, është “shumë afër një krimi lufte” gjatë një interviste për BBC-në.
Olmert, i cili ishte kryeministër nga viti 2006 deri në 2009, i tha BBC-së se qeveria e Benjamin Netanyahut po zhvillon “një luftë pa qëllim – një luftë pa asnjë mundësi për të arritur diçka që mund t’i shpëtojë jetët e pengjeve”.
Ai tha se “pamja e dukshme” e fushatës është se Izraeli po vret shumë palestinezë dhe se “nga çdo këndvështrim, kjo është neveritëse dhe e tmerrshme”.
Ai tha se qeveria izraelite duhet të jetë më e qartë se “ne po i luftojmë vrasësit e Hamasit, nuk po i luftojmë civilët e pafajshëm”.