Ish-kryeministri i Shqipërisë, Fatos Nano, i është nënshtruar sot një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Lideri historik i PS-së e ka kryer ndërhyerjen në këmbën e thyer, ku i është vënë një protezë. Nano do të vazhdojë qëndrimin në spital për një periudhë rehabilitimi të plotë, sipas udhëzimeve të mjekëve.
Kujtojmë se Nano ka qenë shtruar edhe më parë në spital, rreth një vit më parë, ku kaloi disa javë në intubim për shkak të një komplikacioni pulmonar.