Pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë një burrë që qëllon me armë nga një distancë shumë e afërt, por pa arritur të plagosë politikanin.
Policia identifikoi të dyshuarin si Kamal Singh Jambal, i cili u arrestua në vendngjarje. Sipas mediave indiane, ai deklaroi se kishte pritur 20 vjet për këtë moment dhe nuk shfaqi asnjë shenjë pendese.
Djali i Abdullahut, Omar Abdullah, kryeministri aktual i rajonit, konfirmoi incidentin përmes një postimi në rrjetet sociale.
Ai tha se i ati i shpëtoi atentatit “për një fije peri” dhe ngriti pyetjen se si ishte e mundur që dikush të afrohej kaq pranë një politikani që ruhet me nivelin e sigurisë Z+, një nga nivelet më të larta të mbrojtjes në Indi.
Gjatë sulmit, Faruk Abdullah shoqërohej nga zëvendësministri Surinder Kumar Choudhary dhe këshilltari Nasir Sogami, të cilët konfirmuan se askush nuk mbeti i plagosur, ka transmetuar Panorama.
Ndërkohë, policia vijon hetimet për motivet e autorit, ndërsa sipas raportimeve paraprake, Kamal Singh Jambal dyshohet se kishte motive personale për sulmin.
Reisebüro Prishtina ka kënaqësinë të njoftojë se, duke filluar nga 12 qershori, do të ofrojë fluturime direkte dy herë...