string(51) "ish-kryebashkiaku-aksidenton-nje-17-vjecar-ne-vlore"

Shqiperi

Gazeta Express

21/12/2022 18:19

Ish-kryebashkiaku aksidenton një 17-vjeçar në Vlorë

Shqiperi

Gazeta Express

21/12/2022 18:19

Një 17-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë pasditen e sotme në Llogara pasi u përplas nga një automjet.

Bëhet me dije se i riu është goditur me makinë nga ish-kryetari i bashkisë së Himarë, Vasil Bollano.

17-vjeçari është dërguar në spital ndërsa Bollano është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme.

“Rreth orës 17:00, në Llogara, pranë fushës së sportit, shtetasi V. B., 66 vjeç, banues në Himarë, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin E. H., 17 vjeç, këmbësor në rrugë, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.”, raporton policia.

Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin.

/Gazeta Express