Ish- kreu i Bandës së Vlorës Zani Çaushi, kërkon lirinë me kusht në gjykatë - Gazeta Express
string(73) "ish-kreu-i-bandes-se-vlores-zani-caushi-kerkon-lirine-me-kusht-ne-gjykate"

Ish- kreu i Bandës së Vlorës Zani Çaushi, kërkon lirinë me kusht në gjykatë

Gazeta Express

13/07/2020 14:50

I cilësuar si ‘tmerri i Çoles’ apo ish kreu i bandës së Vlorës në vitet ’97, Zani Çaushi, ka kërkuar lirinë me kusht në Gjykatën e Korçës.

Myrteza (Zani) Çaushi, i dënuar përjetë me burg, ka kërkuar lirinë me kusht me argumentin se është rehabilituar si dhe se ka gjetur punë. Më tutje Çaushi argumenton se ka fëmijë për të cilët duhet të kujdeset.

Lexo Edhe:

“Jam rehabilituar, kam fëmijë të mitur dhe do të punësohem nëse më lirojnë,”-mësohet se është shprehur Çaushaj.

Seanca për ish- kreun e bandës së Vlorës do të mbahet më 17 korrik, ndërsa vendimi do të merret nga gjyqtari Selajdin Pisqyli. Mësohet se mbi çështjen janë mbajtur dy seanca deri më tani./Express