Ish- korrespondenti kroat i Al Jazeera: Fytyra e Aleksandër Vuçiqit i tha të gjitha pas debaklit në Këshillin e Sigurimit - Gazeta Express
string(119) "ish-korrespondenti-kroat-i-al-jazeera-fytyra-e-aleksander-vuciqit-i-tha-te-gjitha-pas-debaklit-ne-keshillin-e-sigurimit"

Lajme

Gazeta Express

23/04/2024 10:43

Ish- korrespondenti kroat i Al Jazeera: Fytyra e Aleksandër Vuçiqit i tha të gjitha pas debaklit në Këshillin e Sigurimit

Lajme

Gazeta Express

23/04/2024 10:43

Ivica Puljiq, korrespondent i vjetër kroat i Al Jazeera nga SHBA, ishte dëshmitar i prezantimit të presidentit serb Aleksandar Vuçiq në Nju Jork.

“Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u bëri thirrje përfaqësuesve të misioneve të OKB-së në një pritje që të refuzojnë rezolutën e propozuar për Srebrenicën. Vuçiq u bëri thirrje anëtarëve të OKB-së që të votojnë kundër rezolutës. Ky është përparim që nga viti 1995, kur ai votoi për vrasjen e viktimat e gjenocidit”, tha Puljiq në një nga postimet e tij në X dhe ka postuar me foto:

Lexo Edhe:

“Fytyra e Aleksandër Vuçiqit thotë gjithçka pas debaklit në Këshillin e Sigurimit. Pas tij nuk qëndron ambasadori serb në OKB, Nemanja Stevanoviq, i cili u hoq nga detyra sepse zbuloi me vonesë se po përgatitej një rezolutë e OKB-së për gjenocidin e kryer në Srebrenicë”