Ish konkurrenti i Për’puthen: Bardhi ka për të lënë shtatzënë Sarën vetëm për sedër’! - Gazeta Express
string(81) "ish-konkurrenti-i-perputhen-bardhi-ka-per-te-lene-shtatzene-saren-vetem-per-seder"

TV/Film

Gazeta Express

25/03/2024 21:52

Ish konkurrenti i Për’puthen: Bardhi ka për të lënë shtatzënë Sarën vetëm për sedër’!

TV/Film

Gazeta Express

25/03/2024 21:52

Të ftuar në emisionin “Big Brother Radio” kanë qenë Artjon Bakaj dhe Bora Korkuti për të bërë një analizë të lojës së banorëve dhe për të dhënë mendimin e tyre për videot më të spikatura gjatë 24 orëve të fundit në shtëpinë e BBV.

Teksa po diskutonin në lidhje me çiftet brenda shtëpisë së BBV pas Romeos dhe Heidit ata u përqëndruan edhe tek çifti Sara – Bardhi ku Artjoni u shpreh se këngëtari ka për të lënë shtatzënë Sarën vetëm për sedër. Pjesë nga biseda:

Lexo Edhe:

Artjon: Unë siguroj diçka, Bardhi ka për të lënë shtatzënë Sarën vetëm për sedër më shumë, sepse për kaq kohë thotë do jetë nëna e fëmijëve të mi. Maksimumi 5-6 muaj jua siguroj unë që keni ndonjë lajm të ëmbël. Ndonjë lajm sedre.

Bora: Madje tani ia kemi harruar emrin nuk i themi më Sara por i themi nëna e fëmijëve të Bardhit.

Albana: Po mirë do të ketë përfitim nga të dyja palët, pse jo? Nëse ai e do këtë gjë nuk u iniciua nga hiçi

Artjon: Nuk u iniciua nga hiçi por Bardhi ka rënë brenda totalisht, dukej që atje.

Më tej ai shtoi se:

Vjet disa nga banorët që dolën u futën prapë, unë do të doja të futej tani prapë Sara dhe të shihja me kë do të dashurohej këtë herë.

Albana: Ende e dyshon dashurinë e Sarës ndaj Bardhit?

Për mua Sara është super lojtare edhe po luan akoma edhe me ndjenjat e Bardhit. Kështu që Sara ka për të vazhduar me Bardhin deri në momentin që njerëzit do arrijnë të jenë 100% me Sarën, që ajo ka qenë e vërtetë, reale dhe është një femër shumë e mirë. Vetëm për të vërtetuar këtë, femër me sedër dhe Bardhi do bëjë atë që thashë pak më parë.