Ish-komandanti Nehat Basha ftohet nga Gjykata Speciale - Gazeta Express
string(55) "ish-komandanti-nehat-bashta-ftohet-nga-gjykata-speciale"

Ish-komandanti Nehat Basha ftohet nga Gjykata Speciale

Gazeta Express

05/12/2019 15:54

Ish-komandanti i Njësisë Speciale të UÇK-së, të Brigadës 125, pranë Zonës Operative të Pashtrikut, Nehat Basha, është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati.

Lexo Edhe:

Përmes një shkrimi në Facebook, Gucati ka shkruar se sot ka marrë lajmin për ftesën e Bashës nga Gjykata Speciale.

“Sot mora lajmin për thirrjen e komandantit Nehat Basha nga gjykata speciale. Edhe ky i nderuar do të dali faqebardhë si çdo luftëtar i drejtë i UÇK-së”, ka shkruar Gucati.

Ndërkaq, deri më tash, numri i përgjithshëm i të ftuarve për intervistim nga kjo gjykatë ka arritur mbi 100.