Ish-komandanti i FSK-së: Kosovës i duhen urgjentisht helikopterë për Ushtrinë dhe Policinë - Gazeta Express
string(89) "ish-komandanti-i-fsk-se-kosoves-i-duhen-urgjentisht-helikoptere-per-ushtrine-dhe-policine"

Lajme

Gazeta Express

24/09/2025 13:54

Ish-komandanti i FSK-së: Kosovës i duhen urgjentisht helikopterë për Ushtrinë dhe Policinë

Lajme

Gazeta Express

24/09/2025 13:54

Ish-komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati në dy-vjetorin e vrasjes së heroit, Afrim Bunjaku në Banjskë nga një grup terrorist i Serbisë ka deklaruar se inteligjenca e Kosovës ka qenë në dijeni se një grup terrorist ka hyrë në territorin e Kosovës, por sipas tij nuk e kanë ditur qëllimin.

Kastrati ka thënë se Kosova do duhej që të kishte helikopterë për Ushtrinë dhe Policinë e Kosovës, pasi sipas tij do të ishte më lehtë për të vëzhguar situatën në kufij.

Gjatë intervistës në Tëvë1, ish-komandanti tha se në momentin që Bosnja e Hercegovina dhe Kosova anëtarësohen në NATO, Serbia nuk do të ketë rrugëdalje më.

Më tej, ai shtoi se sulmi në Banjska ka qenë një sulm me përmasa të mëdha, ku siç theksoi ai Policia e Kosovës është përballur për herë të parë me një akt terrorist.

“Sipas mendimit tim këta kanë qenë të vëzhguar disa ditë më herët, lëvizjet e tyre se ku po lëvizin dhe inteligjenca e ka ditur që një grup terrorist janë futur brenda në Kosovë, normal nuk e kanë ditur qëllimin. Unë e kam rekomanduar fuqishëm shumë herë Qeverinë e Kosovës që ne do duhej policët në vijat kufitare t’i kem policët elitar, sikurse që i kem forcat special për ndërhyrje. Këtë ne duhet në të ardhmen ta kem parasysh dhe prioritet sepse çdo herë në të ardhmen mendoj që do të kemi probleme dhe situate jo të këndshme dhe provokime nga Serbia. Unë habitem personalisht që ne 25 vite pas luftës nuk kemi një ligj për sigurim jetësor të Policisë së Kosovës të cilët janë të rrezikuar çdo ditë, jo vetëm në pjesën veriore.

Republika e Kosovës do duhej që të blenë urgjentisht helikopterë për Ushtrinë dhe Policinë e Kosovës, sepse po t’i kishim helikopterët tanë kapja e tyre do të ishte shumë e lehtë se sa t’i ndjekësh ata në ato pjesë malore me e rrezikua policët jetën e tyre….Momentin që Bosnja e Hercegovina dhe Kosova anëtarësohen në NATO, atëherë Serbia do të jetë e rrethuar me shtetet e NATO-s dhe nuk do të ketë më rrugëdalje tjetër përveçse të orientohet dhe tek kthehet tek bota normale, kjo do të jetë një qetësues për një pjesë të Evropës. Një sulëm me përmasa kaq të mëdha, Policia e Kosovës është përballur për herë të parë me një akt terrorist”, ka deklaruar Kastrati.