Ish-koloneli amerikan reagon ndaj mbështetësit të Kurtit i cili kërkoi që SHBA'ja të mos përzihet në Kosovë - Gazeta Express
string(106) "ish-koloneli-amerikan-reagon-ndaj-mbeshtetesit-te-kurtit-i-cili-kerkoi-qe-shbaja-te-mos-perzihet-ne-kosove"

Lajme

Gazeta Express

20/06/2021 23:26

Ish-koloneli amerikan reagon ndaj mbështetësit të Kurtit i cili kërkoi që SHBA’ja të mos përzihet në Kosovë

Lajme

Gazeta Express

20/06/2021 23:26

Kurt Schlichter, ish-kolonel amerikan i cili ka shërbyer ushtarakisht në Kosovë në kuadër të Operacionit “Liria e Qëndrueshme”, ka reaguar pas shkrimit të mbështetësit të kryeministrit Albin Kurti, Admir Molla, i cili kishte kërkuar nga diplomacia amerikane të mos përzihet në çështjet e Kosovës.

Schlichter, si vazhdimësi e reagimit të dërguesit special të SHBA’së për dialogun Kosovë-Serbi në Administratën Trump për deklaratat e Mollës, ka thënë se përveç këtij të fundit, ai e ka parë një tendencë miqësie tek të tjerët sa ka shërbyer në Kosovë, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Unë mendoj se populli amerikan ka kontribuar mjaft shpesh për të ndihmuar Kosovën – për të cilën, përveç këtij personi, unë nuk kam përjetuar asgjë tjetër përveç miqësisë së hirshme – që ta ndihmojë atë të arrijë potencialin e plotë të paqes”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në ‘Twitter’, duke bashkëngjitur një fotografi gjatë kohës sa shërbente në Kosovë.

Ndërkaq Grenell, në reagimin ndaj Mollës, ka thënë se trupat e ushtrisë amerikane që qëndrojnë në Kosovë paguhen nga taksat e qytetarëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Mbështetësi kryesor i Kurtit në SHBA ofendon SHBA’në. Ia kujtoj Admir Mollës se taksapaguesit e SHBA’së paguajnë që trupat amerikane të qëndrojnë në Kosovë”, ka shkruar ai në ‘Twitter’ mbrëmë.

Molla i pati reaguar ambasadorit amerikan, Philipp Kosnett, duke thënë se ambasadori i SHBA’së nuk duhet ta përfshijë veten e tij në punët e brendshme të Kosovës.

“Amerikanët s’jetojnë në Kosovë. Shumica e tyre kurrë s’kanë dëgjuar për Kosovën. Ambasadori i SHBA-së nuk duhet ta përfshijë veten e tij në punët e brendshme të Kosovës. Secili vend ka të drejtë për sovranitetin e vet pavarësisht madhësisë. Franca e ka çliruar Amerikën, por a është SHBA-ja gjithmonë borgjlike? Jo.”, ka shkruar ndër të tjera ai. /Gazeta Express/