Ish-këshilltari i Kurtit Nenad Rashiq: Qeveria Hoti do të jetë e dobët dhe afatshkurtër - Gazeta Express

Ish-këshilltari i Kurtit Nenad Rashiq: Qeveria Hoti do të jetë e dobët dhe afatshkurtër

Instant

Gazeta Express

29/05/2020 11:29

Ish-këshilltari i kryeministrit në detyrë, Nenad Rashiq, ka thënë se është ndier i suprizuar me vendimin e djeshëm të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, përmes të cilit i jepet drita e gjelbër dekretit të presidentit Hashim Thaçi për nominimin e Avdullah Hotit për kryeministër të ri të Kosovës.

“Më duhet të them që jam i suprizuar”, ka thënë Rashiq raporton Kosovo Online, duke shtuar se pas këtij vendimi do të dëmtohet rëndë autoriteti i Gjykatës Kushtetuese.

Rashiq ka treguar se pritjet e tij kanë qenë që vendimi të jetë në favor të Lëvizjes Vetëvendosje.

Më tej ai ka thënë se qeveria që do ta drejtojë Avdullah Hoti do të jetë shumë e dobët dhe afatshkurtër.

Ish-këshilltari i Kurtit ka thënë se pas këtij vendimi janë dy rrugë, rezistenca pasive apo pranimi i një vendimi të tillë duke shprehur pakënaqësi të mëdha dhe rezistenca aktive që, sipas tij, mund të manifestohet në mënyra të ndryshme.

Kurti kishte marrë vendim për lirimin nga detyra të Nenad Rashiqit pasi kishte pranuar kërkesën për dorëheqje nga ky i fundit pas aktakuzës së ngritur ndaj për aktivitetin e ushtruar në Komitetin Qeveritar për Privatizim. /Express/