Ish-kapiteni i Kombëtares së Rusisë, Roman Shirokov, e ka bërë për spital gjyqtarin e ligës amatore, Nikita Danchenkon, të cilin e sulmoi gjatë një ndeshjeje.
Roman Shirokov ishte zemëruar që nuk i ishte akorduar një penallti gjatë një ndeshjeje në ligën amatore ruse, siç shihet në videon e mëposhtme, transmeton Gazeta Express.
Në këtë video shihet se si Shirokov më pas shkon drejt gjyqtarit Nikita Danchenko dhe dyshja shkëmbejnë fjala të ashpra me njëri-tjetrin në fushën e lojës.
Pasi Shirokov ndëshkohet me karton të kuq, ai e sulmon Danchenkon në fytyrë dhe e shkelmon atë kur rrëzohet, përderisa futbollistët e tjerë tentojnë ta ndalin ish-mesfushorin profesionist.
Here's what former Russia star Roman Shirokov did to a referee in the yesterday's amateur league match after not being awarded a penalty he thought he earned. pic.twitter.com/tkSGHVBNo0
— Artur Petrosyan (@arturpetrosyan) August 11, 2020
Mediumet ruse raportojnë se Danchenko i kishte thënë gjyqtarit para se ta ndëshkonte: “Nëse ma jep karton të kuq, do të ta tregoj qejfin”.
Si pasojë e kësaj, ish-ylli i Zenitit është suspenduar nga MatchTV, televizioni ku ai punonte si analist i futbollit. /Gazeta Express/