Ish-kampioni i botës në peshën e rëndë, Nikolai Valuev, ka zbuluar se është thirrur të luftojë për ushtrinë ruse të Vladimir Putin në Ukrainë.
Valuev ishte dy herë kampion i WBA-së, dhe është kampioni më i gjatë dhe më i rëndë i botës ndonjëherë, duke qëndruar në 2.13.
Ai luftoi me David Haye në vitin 2009, duke humbur ndaj britanikut me vendim të gjyqtarëve, transmeton Gazeta Express.
Kjo doli të ishte lufta e tij e fundit dhe ai u zhvendos në politikë për t’u bërë anëtar i parlamentit në Partinë Rusia e Bashkuar e Putinit dy vjet më vonë.
Ai tani ka shpjeguar se është thirrur në ushtri dhe po planifikon të regjistrohet javën e ardhshme.
“Për mendimin tim, të gjithë kanë marrë një thirrje, kam marrë gjithashtu një thirrje. A do të shkoj? Sigurisht, tani do të shkoj në zyrën e regjistrimit. E mora thirrjen menjëherë përpara udhëtimit tim në Donbas dhe nuk isha në shtëpi. Javën e ardhshme do të shkoj patjetër dhe do të paraqitem në zyrën e regjistrimit”, u shpreh Valuev. /Gazeta Express/