Ish i dashuri i Demi Lovatos rrëfen mënyrën e pazakontë si e ka marrë vesh për ndarjen - Gazeta Express

Rozë

Gazeta Express

27/09/2020 18:50

Ish i dashuri i Demi Lovatos rrëfen mënyrën e pazakontë si e ka marrë vesh për ndarjen

Rozë

Gazeta Express

27/09/2020 18:50

Demi Lovato dhe Max Ehrich i dhanë fund lidhjes së tyre pas 6 muajsh të lidhur dhe vetëm 2 muaj pas fejesës. Një burim për People e bëri lajmin të ditur pak ditë më parë dhe më pas pushtoi gjithë mediat rozë.

Mirëpo, ne nuk jemi të vetmit që e kemi marrë vesh nga mediat, pasi edhe vetë Max e ka marrë vesh lajmin nga një tabloid.

“Imagjinoni të zbuloni për statusin e marrëdhënies suaj përmes një tabloidi,” shkroi ai në një postim në Instagram Stories duke iu referuar ndarjes dhe shtoi se ndodhej në xhirimet e një filmi kur ka lexuar lajmin.

Sipas burimit që konfirmoi ndarjen e papritur të çiftit të njohur, ata i dhanë fund lidhjes për t’u përqendruar në karrierat e tyre.