Ish-gruaja e Ivanoviqit shtrohet në spital, thotë se është sëmurë nga presioni dhe vuajtjet - Gazeta Express
string(88) "ish-gruaja-e-ivanoviq-shtrohet-ne-spital-thote-se-eshte-semure-nga-presioni-dhe-vuajtjet"

Ish-gruaja e Ivanoviqit shtrohet në spital, thotë se është sëmurë nga presioni dhe vuajtjet

Gazeta Express

06/12/2019 9:03

Silvana Arsoviq, ish-bashkëpunëtore e politikanit serb të vrarë, Oliver Ivanoviq, dhe një nga gjashtë serbët e akuzuar nga prokuroria speciale e Prishtinës për përfshirje në vrasje, thotë se gjithçka që ajo kalon ndikon në shëndetin e saj dhe është e ekspozuar ndaj “presionit të paparë nga mediat dhe çdo presioni tjetër”.

“Unë nuk e dua vëmendjen e mediave. Unë nuk dua fotografime për median dhe gjithçka që kaloj ndikon në shëndetin tim. Jo sepse ndihem përgjegjës për çkado, por sepse jam e ekspozuar ndaj mediave të pashembullta dhe çdo presioni tjetër dhe kam vuajtur mjaft”, tha Arsoviq, transmeton Klan Kosova.

Lexo Edhe:

Fjalët e saj i ka përcjellë për “Veçernje Novosti”, Nebojshsa Srbljak nga Njësia Koronare e Kujdesit Intensiv në veri të Mitrovicës që po e trajton atë, në të cilën Arsoviq ndodhet nga e marta.

Arsoviq u pranua në spital për shkak të presionit të lartë, dhimbjes së gjoksit dhe marramendjes, e cila, sipas doktor Srbljak, ishte ndoshta për shkak të presioneve prej muajsh ndaj saj.

Prokuroria Speciale e Kosovës këtë javë ka ngritur aktakuzë ndaj gjashtë personave lidhur me rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit.