Ish-gjyqtari spanjoll: Real Madridit iu mohua një penallti e pastër ndaj Barcelonës - Gazeta Express
string(82) "ish-gjyqtari-spanjoll-real-madridit-iu-mohua-nje-penallti-e-paster-ndaj-barcelones"

Gazeta Express

18/12/2019 23:11

Ish-gjyqtari spanjoll: Real Madridit iu mohua një penallti e pastër ndaj Barcelonës

Gazeta Express

18/12/2019 23:11

Real Madridi u ankua se nuk iu dha një penallti në fillim të ndeshjes El Clasico kundër Barcelonës në Camp Nou dhe sipas ish-gjyqtarit spanjoll, Andujar Oliver, klubi madrilen kishte të drejtë.

Ivan Rakitic bëri faull ndaj Raphael Varane, sipas Oliver – i cili është ekspert i referimit në Marca, transmeton Gazeta Express.

Ish-gjyqtari spanjoll tha se tërheqja që Rakitic ia bëri mbrojtësit të Realit ishte e mjaftueshme për penallti.

“Rakitic e tërheq për fanelle Varanin”, tha ai për Radio Marca.

“Është tërheqje e qartë. Me VAR, kjo është penallti, bile penallti e pastër”, shtoi ai.

“Ku ishte VAR-i në këtë rast”, pyeti ai.

Barcelona dhe Real Madrid u ndan baras pa gola në El Clasicon e parë të këtij viti, për herë të parë në La Liga që prej El Clasicos së vitit 2002.

/Gazeta Express/