Ish-gjyqtari Kryeziu i vardiset Vetëvendosjes, "i shpall" non grata ambasadorët e Gjermanisë dhe të Francës - Gazeta Express
string(104) "ish-gjyqtari-kryeziu-i-vardiset-vetevendosjes-i-shpall-non-grata-ambasadoret-e-gjermanise-dhe-te-frances"

Lajme

Gazeta Express

30/07/2025 11:30

Ish-gjyqtari Kryeziu i vardiset Vetëvendosjes, “i shpall” non grata ambasadorët e Gjermanisë dhe të Francës

Lajme

Gazeta Express

30/07/2025 11:30

Përdorimi politik që i bëri Lëvizja Vetëvendosje  vendosjes së FSK-së në Liqenin e Ujmanit të martën shihej hapur. Kjo gjë u kritikua ashpër në orët e pasdites nga ambasadorët e huaj, konkretisht ai gjerman e francez.

Megjithatë me komentet e diplomatëve të huaj s’po pajtohet ish-gjyqtari i Kushtetueses, Kadri Kryeziu. Sipas tij, të dy ambasadorët duhet të “shkojnë në shtëpi”, meqë kanë “rënë nga provimi”, shkruan Express.

Sipas Kryeziut, lëshimi i ambasadorëve për të komentuar interpretimet që iu bënë përdorimit të ngjarjes së djeshme tregojnë “mendësi prej kolonizatori” dhe “patroni të huaj që është i frustruar pse nuk binden skllevërit”.

Shkrimi i plotë:

TIME TO GO HOME!

Ambasadorët e Gjermanisë dhe të Francës dje kanë rënë në provim sa i përket profesionalizmit të tyre. Nuk ka asnjë dëshmi që dikush nga institucionet zyrtare të Republikës së Kosovës ka bërë ndërhyrje digjitale në fotografi, po ashtu në deklaratat zyrtare nuk ka asnjë mohim të rolit të KFOR-it. Fjalët e tyre kanë peshë prandaj akuza për dezinformim dhe manipulime të fotografive do të duhej të ishte verifikuar paraprakisht në hollësi.

Ambasadorët mund të komentojnë vetëm deklarimet zyrtare të titullarëve të institucioneve, dhe jo të merren me interpretimet e pikë vështrimeve të qytetarëve të lirë, qofshin ata edhe eksponentë të një partie të caktuar politike. Lëshimi në interpretime të tilla është tregues i një mendësie prej kolonizatori dhe patroni të huaj që është i frustruar pse nuk binden skllevërit.

Këta dy ambasadorë, të cilët në fillimet e shërbimit të tyre në Kosovë janë identifikuar me protagonizmin e tyre të flaktë  në favor të ardhjes në pushtet të partisë VETËVENDOSJE, duhet të shkojnë. Ambasadorët Rohde dhe Guerot janë bërë pjesë e mendësisë së çarshisë politike në Kosovë, saqë edhe mendimin publik e artikulojnë në bazë të thashethemeve dhe intrigave që njerëzit i bëjnë duke pirë kafe. Vazhdimi i qëndrimit në detyrë nuk i bën nder as Gjermanisë dhe as Francës.