Ish-futbollisti i Trepçës, Isuf Sejdiu ka bërë një reagim të ashpër në “Facebookun” e tij personal.
Ai është ankuar në legjitimitetin e ndeshjes Trepça – Vëllaznimi, duke aluduar se skuadra mitrvocase mund ta ketë lëshuar ndeshjen.
Vëllaznimi e mposhti si mysafir Trepçën, me shifrat prej 4-1.
Andaj, erdhi edhe reagimi I Sejdiut.
Ai ka shkruar në “Facebook” se nëse është e vërtetë që Trepça e ka lëshuar lojën, duke t’iu vijë turp.
KY ËSHTË POSTIMI I TIJ I PLOTË: (pa ndërhyrje):
“Pe thom me plot bindje nese KF Trepca e ka leshu lojen KF Vllaznimit kurr drit mos pafshin me sy pi te parit deri te i mramti kush eshte aty . Perveq qe nuk munet me hi vet ne ket aspekt qellimi mi prish pune KF Trepca 89 . Thash nese eshte e vertet kurr Zoti mos jau jept te mbaren… Kena derdh njers per ket klub me ardh qifiti giithkuj me marr poste shoqnishe. Marre ju koft ( Shtrengoni Rrypat ju )”, shkruan ai./GazetaExpress/