string(94) "ish-futbollisti-i-barcelones-futet-ne-histori-ndeshkohet-me-karton-te-kuq-pas-9-sekondave-loje"

Sport

Gazeta Express

18/09/2022 16:37

Ish-futbollisti i Barcelonës futet në histori, ndëshkohet me karton të kuq pas 9 sekondave lojë

Sport

Gazeta Express

18/09/2022 16:37

Jean-Clair Todibo është futur në histori të futbollit.

Ish-mbrojtësi i Barcelonës është bërë njëri prej futbollistëve që është ndëshkuar më së shpejti me karton të kuq, shkruan Gazeta Express.

Këtë të diel, Todibo mori karton të kuq pas vetëm 9 sekondave në ndeshjen Nice – Angers.

Kjo ndeshje është duke u zhvilluar në stadiumin “Allianz Riviera” dhe është e vlefshme për javën e tetë në Ligue 1.

Sipas faqes së specializuar për statistika nga futbolli francez, “OptaJean”, ky ishte kartoni më i shpejt që nga sezoni 2006/07, kur “OptaJean” filloi me mbledhjen e statistikave. /Gazeta Express/