Ish-Fabrika e Tullave do të merr tjetër pamje në kuadër të ‘Manifesta 14’ - Gazeta Express
string(71) "ish-fabrika-e-tullave-do-te-merr-tjeter-pamje-ne-kuader-te-manifesta-14"

Arte

Gazeta Express

22/07/2022 13:03

Ish-Fabrika e Tullave do të merr tjetër pamje në kuadër të ‘Manifesta 14’

Arte

Gazeta Express

22/07/2022 13:03

Në kuadër të festivalit kulturor ‘Manifesta 14’ i cili këtë vit po mbahet në kryeqytet, një varg hapësirash publike janë shndërruar në objekte artistike për te marrë pamje të reja. Ditë më parë u ngjyros objekti i komunizmit e tani radhën e ka ish-Fabrika e Tullave.

Ish-Fabrika e Tullave është një nga objektet që përmes intervenimeve në kuadër të Bienales Manifesta po u rikthehet qytetarëve.

Lexo Edhe:

Konsiderohet si hapësira më e rëndësishme post-industriale e Prishtinës. E ndërtuar në vitin 1974, Fabrika e Tullave ishte pjesë themelore e organizimit të infrastrukturës në Kosovë. E pozicionuar në një pikë strategjike, me lehtësi qasjeje me të gjitha zonat e Kosovës, kjo fabrikë procesoi qeramikë dhe materiale të tjera të pastra për të prodhuar tullat që ndërtuan një seri ndërtesash në Prishtinë.

Tulltorja e qytetit do të mbetet hapësirë në shërbim të artistëve dhe qytetarëve të Prishtinës edhe pas “Manifestës”, vend që do të gjallërojë skenën kulturore në zonën përreth.

Një ditë nga fillimi i Bienales këtë hapësirë e vizituan drejtoresha Manifesta, Hedwig Fijen, shefja e kabinetit të MKRS, Klodeta Krasniqi, këshilltarët e ministrit Çeku, Nora Arapi, Rozafa Imami, Liburn Jupolli dhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.