"Ish- drejtuesit e UÇK në hapsanën e Hagës në kundërshtim me çdo standard", Spiropali për protestën: Rikonfirmoi indinjatën e thellë mbarëshqiptare - Gazeta Express
string(142) "ish-drejtuesit-e-uck-ne-hapsanen-e-hages-ne-kundershtim-me-cdo-standard-spiropali-per-protesten-rikonfirmoi-indinjaten-e-thelle-mbareshqiptare"

Lajme

Gazeta Express

07/08/2025 21:14

“Ish- drejtuesit e UÇK në hapsanën e Hagës në kundërshtim me çdo standard”, Spiropali për protestën: Rikonfirmoi indinjatën e thellë mbarëshqiptare

Lajme

Gazeta Express

07/08/2025 21:14

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka reaguar pas protestës masive të mbajtur në Prishtinë, duke e cilësuar atë si një dëshmi të indinjatës së thellë mbarëshqiptare ndaj padrejtësisë historike dhe ndaj trajtimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sipas saj, mbajtja e tyre në paraburgim në Hagë përbën një shkelje të rëndë të standardeve ligjore, ndërkombëtare dhe morale.

“Protesta masive në Prishtinë rikonfirmoi indinjatën e thellë mbarëshqiptare ndaj padrejtësisë historike, si dhe mbështetjen ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, të cilët, në kundërshtim me çdo standard ligjor, ndërkombëtar, moral, logjik e njerëzor, po mbahen të mbyllur në hapsanën e Hagës”, ka deklaruar Spiropali.

Ajo shtoi se ky është “një akt kundër të drejtës, kundër lirisë, në abuzim me sovranitetin e një shteti të pavarur e demokratik”.

Duke e përmbyllur reagimin e saj, Spiropali theksoi: “Drejtësia nuk mund të përmbyset, viktimat nuk mund të shpallen agresorë dhe agresorët nuk mund të shiten si viktima.”

Theksojmë se sheshi qendror i Prishtinës ishte i stërmbushur me qytetarë të cilët i janë bashkuar protestës në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së dhe në kundërshtim të procesit të gjykimit në Dhomat e Specializuara të Hagës.