Ish-drejtori: E ardhmja e Barcelonës me frikëson fort - Gazeta Express
string(52) "ish-drejtori-e-ardhmja-e-barcelones-me-frikeson-fort"

Gazeta Express

24/03/2020 17:16

Ish-drejtori: E ardhmja e Barcelonës me frikëson fort

Gazeta Express

24/03/2020 17:16

Ish-drejtori i Barcelonës, Albert Perrin, thotë se presidenti i klubit Josep Maria Bartomeu shqetësohet vetëm për t’i balancuar financat e klubit dhe asgjë tjetër, prandaj ai frikësohet për të ardhmen sportive të gjigantit katalonas.

Kampioni në fuqi i La Ligës ka vazhduar të investojë shumë në lojtarë në afatet e fundit kalimtare, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ama ka pasur edhe largime të mëdha, njëkohësisht, përfshirë shitjen e Neymarit për 222 milionë euro në Paris Saint-Germain më 2017.

Tash e një kohë Barça është duke bërë përpjekje ta kthejë brazilian në klub, por financat janë duke e bërë të vështirë arritjen e një marrëveshjeje me francezët.

Perrin ndien se ky problem do ta përcjellë ish-klubin e tij, duke e kritikuar bordin dhe presidentin për ngurrim në shpenzimin e parave në lojtarë të mëdhenj dhe për përqendrim vetëm në shitje për ta ndrequr bilancin financiar.

“Ai u bë president pa e ditur përse”, tha Perrin për Bartomeun.

“E ardhmja e Barcelonës më frikëson shumë. Bordi di vetëm si t’i shesë lojtarët për t’i rregulluar llogaritë financiare, e nuk mendon fare për anën sportive. Ata kanë bërë shumë gjëra të këqija në Barcelonë”, shtoi ai.

/Gazeta Express/