Ish-deputetja e VV-së: Zoti e faltë Hekuran Muratin se axhami - Gazeta Express
string(60) "ish-deputetja-e-vv-se-zoti-e-falte-hekuran-muratin-se-axhami"

Ish-deputetja e VV-së: Zoti e faltë Hekuran Muratin se axhami

Lajme

Gazeta Express

05/10/2022 14:12

Shqipe Pantina, ish-deputete e Lëvizjes Vetëvendosje e ka përshkruar ministrin e Financave, Hekuran Muratin përmes një thënie gjakovare.

Ajo e ka quajtur “axhami”, ministrin Murati.

Lexo Edhe:

“Gjakovaret e kane nje thenje “ hajt babe tu rrite mendja”. Ministrit te financave fort ju ka rrite mendja, Zot fale se hala axhami”, ka shkruar Pantina për Muratin.

Ministria që Murati e drejton nuk i ka ekzekutuar pagat për punëtorët e arsimit.

Kjo pasi gjatë muajit shtator ishin në grevë, e sipas Qeverisë ligji me greva e përcakton se “s’ka paga për atë periudhë”.

Por Ministria e Arsimit ka dalë me propozim të paguhen mësimdhënësit nëse i zëvendësojnë orët. /Express