Ish-deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Qasja e Vuçiqit mund të sjellë luftë qytetare - Gazeta Express
string(92) "ish-deputeti-shqiptar-ne-parlamentin-e-serbise-qasja-e-vuciqit-mund-te-sjelle-lufte-qytetare"

Lajme

Gazeta Express

05/03/2025 7:49

Ish-deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Qasja e Vuçiqit mund të sjellë luftë qytetare

Lajme

Gazeta Express

05/03/2025 7:49

Trazira ndodhën dje në Kuvendin e Serbisë.

Tym e flakë, u pa brenda sallës e krejt kjo u shkaktua nga opozita atje, në kundërshtim të politikës së presidentit Aleksandar Vuçiq.

Në fillimet e seancës shumica parlamentare miratoi rendin e ditës me 62 pika, përshirë atë për ndryshimet në Ligjin për Arsimin e Lartë, dhe konstatimin e dorëheqjes së kryeministrit Millosh Vuçeviq.

E krejt për këtë ngjarje, në Klan Kosova foli edhe ish-deputeti në Kuvendin e Serbisë, Fatmir Hasani.

Sipas Hasanit, qasja e Vuçiqit do të sjellë luftë qytetare atje.

“Sepse është mjaft kokëfortë. Edhe Ana Bërnabiq është kokëforte dhe shoviniste”, deklaroi ai.

Advertisement
Advertisement
Advertisement