Osmani në fund të mandatit e merr në Presidencë një kuadër nga Shqipëria, Këshilltari i saj më i ri është ish- deputeti i PD'së - Gazeta Express
string(124) "osmani-ne-fund-te-mandatit-e-merr-ne-presidence-nje-kuader-nga-shqiperia-keshilltari-i-saj-me-i-ri-eshte-ish-deputeti-i-pdse"

Lajme

Gazeta Express

02/09/2025 12:45

Osmani në fund të mandatit e merr në Presidencë një kuadër nga Shqipëria, Këshilltari i saj më i ri është ish- deputeti i PD’së

Lajme

Gazeta Express

02/09/2025 12:45

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku, ka njoftuar se pas largimit nga Parlamenti i Shqipërisë do të nisë një kapitull të ri në karrierën e tij politike, duke iu bashkuar ekipit të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

“Të dashur miq, me kënaqësi dhe krenari kam pranuar ftesën e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për t’u bërë pjesë e ekipit të saj në pozicionin e Këshilltarit për Politikë të Jashtme.”

Pak ditë më parë, Çollaku ka marrë nënshtetësinë e Kosovës, duke i hapur rrugë angazhimit të tij të ri në institucionin më të lartë të shtetit të Kosovës.

Çollaku thotë se ky ky angazhim i jep atij një mundësi te shkelqyer për të qenë midis Tiranës e Prishtinës “Me te njejtin angazhim politik e publik ,dhe vullnet per te kontribuar avancimit ne menyre te integruar te interesave tona kombetare e shteterore”.