Ish-deputeti i Nismës aderon në AAK, Haradinaj konfirmon se do të jetë kandidat për kryetar të Malishevës - Gazeta Express
string(104) "ish-deputeti-i-nismes-aderon-ne-aak-haradinaj-konfirmon-se-do-te-jete-kandidat-per-kryetar-te-malisheves"

Lajme

Gazeta Express

16/07/2025 14:46

Ish-deputeti i Nismës aderon në AAK, Haradinaj konfirmon se do të jetë kandidat për kryetar të Malishevës

Lajme

Gazeta Express

16/07/2025 14:46

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se e ka mirëpritur aderimin në partinë e tij ish-deputetin dhe ish-zëvendësministrin e Nismës, Enver Hoti.

Me këtë rast, Haradinaj ka konfirmuar edhe kandidaturën e Enver Hotit për kryetar të Komunës së Malishevës në zgjedhjet e ardhshme lokale.

“Enver Hoti përfaqëson më së miri frymën e Aleancës – vendosmërinë, transparencën dhe përkushtimin për t’u shërbyer qytetarëve me ndershmëri. Aderimi i tij është një vlerë e shtuar për projektin tonë politik”, theksoi Haradinaj pas takimit.