Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nxjerr sot dekret për shpërndarjen e Kuvendit.
Ky vendim erdhi pasi Kuvendi dështoi brenda afatit kushtetues të zgjedh Presidentin e ri.
Në lidhje me këtë çështje dhe vendimin e marrë nga Osmani ka folur për “Gazeta Blic”, ish-deputeti i LVV-së, Fatmir Humolli.
Humolli tha se në kuptimin politik vendimi është i drejtë dhe se LVV-ja, si partia e parë, është tregu e papërgjegjshme për rrethanat në të cilat po kalon populli
“Në kuptimin politik është i drejtë në kuptimin juridik do flet Gjykata Kushtetuese. Klasa politike në ketë rast më së shumti VV-ja që ka marr besimin më të madh të qytetarëve është tregu e papërgjegjshme për rrethanat që po kalon popuulli ynë dhe ato nderkombëtare” tha Humoli.
Ai tha se është për të ardhur keq që në ditët e Epopesë së UÇK-së mos me i besu njëri-tjetrit.
“Eshtë me të ardh keq në keto ditë të Epopesë së UÇK-së kur kujtohen lufta e familjes Jasheri mos me i besu njeri- tjetrit’ tha Humolli